“Të hetohet Enkelejd Alibeaj”, gazetari dhe diplomati i Paraguajit akuzojnë bankierin që i ka dhënë mbështetje ekonomike deputetit demokrat

[ad_1]

Gazetari i Paraguajit, Pedro Escobar Medina ka publikuar një postim në rrjetin social twitter, ku kërkon nga ministria Publike që të hetohet mbështetja që ekonomisti Carlos Fernández Valdovinos ka dhënë ndaj deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Postimi i Plotë: Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen e mundshme financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos, që supozohet të jetë dhënë për politikanin shqiptar Enkelejd Alibeaj.

Më pas një tjetër postim i tillë është bërë nga diplomati paraguajan, Blas Oddone i cili po ashtu kërkon hetim për të njëjtën gjë ku për më tepër e quan Alibeajn si një politikan të korruptuar.

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar Albanes Enkelejd Alibeaj”– shkruan Oddone në postimin e bërë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *