Takim me Putin/ Çfarë fshihet pas udhëtimit të kancelarit austriak në Rusi?

[ad_1]

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar presidentin, Vladimir Putin.

Kështu ka pohuar një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve reuters, citon BBC.

‘Ai po shkon atje pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të inkurajuar dialogun’, tha një zëdhënës i Nehammerit.

Theksojmë se kjo është vizita e parë në Moskë e të parit të qeverisë së Austrisë pas agresionit rus në Ukrainë.

Kujtojmë se Nehammer ishte dje (e shtunë) në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *