Skandali në kadastrën e Durrësit/ Lame: Qindra regjistra me pronat e qytetarëve janë grisur, disave u kanë zëvendësuar faqet

[ad_1]

Kreu i Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Artan Lame ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e dokumenteve në kadastrën e Durrësit. Lame bëri me dije se nga 1063 regjistra të cilët ishin mbajtur prej 30 vitesh, vetëm 152 prej tyre dilnin pa dëmtime.

Kjo e thellon skandalin e rëndë të pronave të qytetarëve të Durrësit, të cilat supozohet të jenë në ato regjistra, fletët e të cilëve janë grisur apo zëvendësuar.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame: Vetë kadastra e Durrësit vetë nuk ishte në një ndërtesë të vetën, ishte në një qendër private. Pra njerëzit duhet të hynin dhe të dilnin nga korridori i biznesit. U hoq nga Durrësi e gjithë drejtoria dhe u soll në Tiranë. Në këtë moment, filluan të dilnin çështje ashtu si “sëmundja e Vlorës”. Por me një risi, në Vlorë nuk kishte pasur regjistër, ndërsa në Durrës ngaqë kishte regjistër u grisën. Pasi çuam disa raste në prokurori, erdhi një moment që thamë “STOP” gjithçka. U ngrit një grup pune nga drejtoria e Durrësit që bëri një investar lidhur me këto regjistra.

Ai raport u bë me qëllim që të mësonim se çfarë problemesh kemi. Pas gjithë kësaj zhurme ai punonjësi i arkivit, jo ti por edhe Edi Rama t’i afrohej nuk do e lejonte. Kadastra e Durrësit kishte nga 1063 regjistra, vetëm 152 dilnin pa dëmtime. Edhe tek ata që kanë mbetur, janë grisur faqe. 43 faqe janë të zëvendësuara. Kjo dallohet nga ngjyra. Këtu në foto është regjistri i Gjirit të Lalëzit, i grisur, është i hapur komplet, është nga më ekstremët. Pra aty është një grumbull fletash pa lidhje.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *