Si do të fitohet lufta me amerikanët? Berisha: Beteja ime nuk ndalet! Të më kërkojnë falje, nuk shkel në atë tokë derisa…

[ad_1]

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pavarësisht shpalljes non-grata nga SHBA beteja e tij politike nuk do ndalet dhe se ai nuk do shkelë në tokën amerikane derisa Blinken të hiqet nga detyra.

Berisha tha se amerikanët kanë dy opsione, ose t’i kërkojnë falje ose të paraqesin fakte konkrete për akuzat ndaj tij.

Ai tha ndër të tjera se gjithmonë ka qenë një ndër liderët më pro-amerikan në Europë, duke thënë se kjo vinte si mirënjohje ndaj shtetit amerikan e jo si servilizëm.

Si do të fitohet lufta me amerikanët?

Berisha: Ka vetëm një përgjigjie, “AND- shqiptare”për 3 nivelet. Ditën që e kam nisur këtë betejë nuk e kam menduar kurrë se cila do të ishte mbështetja.

Ka shqiptarë të cilët betejën për dinjitet e konsiderojnë jetike, kam qenë kryetar shteti dhe më është cenuar dinjiteti në formë mafioze pa asnjë fakt.

Kjo sepse Rama sulmoi Trump duke e quajtur turp të qytetërimit, edhe Soros organizoi një kryqëzatë deklaratash në CNN kundër tij dhe unë e denoncova në atë kohë. Unë kërkova dhe shpalljen non grata të Soros, me zë dhe figurë.

As që e pranoj lobimin sepse kam hedhur në gjyq për shpifje dhe sa të jetë në detyre Blinken unë nuk do shkel në atë tokë.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *