“Shkoja në dhomën e tij 3 herë në ditë, kishte rrëmbyer mbi 60 vajza”/ Gruaja rrëfen ‘tmerrin’: Ika për pushime në ishull, një burrë…

[ad_1]

NJË nga viktimat e pedofilit Jeffrey Epstein dhe ndihmës së tij të sëmurë Ghislaine Maxëell ka zbuluar “fabrikën e abuzimit seksual” që ishte shtëpia e tij në Karaibe.

Shokuese është historia e rrëfyer nga një grua në një emision të BBC lidhur me një pedofil të quajtur Jeffrey Epstein.

Juliette Bryant flet për herë të parë se si ajo u mashtrua në ishullin e tij pranë Porto Rikos dhe u sulmua seksualisht.

Juliette thotë: “Pasi më rrëmbyen, më urdhëronin të shkoja në dhomën e tij të gjumit të paktën tre herë në ditë. Në atë moment kishte edhe më shumë vajza. Pashë të paktën 60 vajza që shkonin.
Isha 20 vjeç kur më çuan atje, kështu që isha me fat, nuk isha aq e re sa disa nga vajzat e tjera. Ishte njësoj si një fabrikë, ai e drejtonte.

“Njerëzit pyesin pse u ktheva. Askush nuk iu bind Epsteinit. Para se të më dërgonin në shtëpi, ai më çoi në zyrën e tij dhe më tha se një grua e kishte akuzuar për përdhunim. Më kërcënoi se dinte emrat e pjestarëve të familjes time. E binda që isha besnikja e tij dhe kështu arrita të largohem.”

Juliette tregon dhe për fiksimin e maniakut që në rini,e cila quhet Ghislaine.

Epstein u arrestua në korrik 2019 dhe vrau veten në qeli disa javë më vonë, teksa priste gjyqin.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *