Sherr mes klientëve brenda lokalit të natës, detaje nga plagosja e 28 vjeçarit në Sarandë: U qëllua 4 herë me thikë (EMRI)

[ad_1]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku 28 vjeçari Dino Majko është qëlluar 4 herë me thikë brenda lokalit të natës. Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, autori i plagosjes ka qenë shtetasi me Enivled Aliu i cili ende nuk është kapur nga forcat e rendit.

Aktualisht i riu është transportuar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është tejet e rëndë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Mësohet sakaq, se sherri dhe më pas plagosja ka ndodhur në një lokal nate në shëtitoren e qytetit, në një kohë, ku në ambientet e saj kishte shumë klientë të pranishëm t1% cilët panë gjithë ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *