Shanse që të bëhet kryetar i PD nëse Berisha tërhiqet nga gara/ Këlliçi jep përgjigjien e papritur: Interesante, ky është i vetmi skenar

[ad_1]

Deputeti i PD, Belind Këlliçi është pyetur lidhur me mundësinë që ky i fundit të zgjidhet në krye të partisë Demokratike, nëse ish kryeministri Sali Berisha tërhiqet nga gara.

Këlliçi tha se kjo do të ishte diçka interesante por shtoi se dihej që Berisha nuk do të tërhiqej nga gara për të qenë në krye të PD.

Pjesë nga intervista:

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *