Probleme për Mbape, sulmuesi mungon në miqësoren e fundit të Francës para Europianit

[ad_1]

Postuar: Qershor 9, 2024 | 19:43

Kilian Mbape do të jetë mungesa e madhe në ndeshjen miqësore të Francës ndaj Kanadasë, e fundit si pjesë e përgatitjeve për Euro 2024. Sipas “L’Equipe”, sulmuesi vuan nga një ndrydhje në kavilje që pësoi në ndeshjen ndaj Luksemburgut të mërkurën, në të cilën dha dy asiste dhe shënoi gol.

mbape

Trajneri Deshamp, duke parë situatën e lojtarit, ka vendosur që të mos rrezikojë në asnjë lloj mënyre, duke e lënë atë pushim për sfidën, në mënyrë që ta ketë në formë optimale për Europianin.

Mbape kishte pasur vazhdimisht edhe dhimbje në shpatull në ditët stërvitore me Francën, gjë që kishte ndezur alarmin te “gjelat”. Gjatë ndeshjes ai nuk u duk se kishte probleme të tilla, por tashmë që dhimbjeve në shpatull u janë shtuar edhe problemet me kaviljen, është vendosur që ai të lihet pushim sa më shumë, që të rikuperojë dhe të jetë gati për ndeshjen e parë me 17 qershor ndaj Austrisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *