Papa Francesku: Ajo që ndodhi në Bucha është çnjerëzore

[ad_1]

Ky flamur që e mban në dorë, iu soll nga Bucha. Simboli ukrainas që dukej i zbehur në ngjyra, u trajtua me kujdes nga Papa Francesku, që nuk ngurroi të shfaq dhembshuri në lidhje me vuajtjet e ukrainasve.

Në kësi emocione, ai priti një grup fëmijësh që erdhën nga vendi i pushtuar prej Rusisë. Shefi i Vatikanit nuk i la pa dhurata të mëdha, mysafirët e vegjël.

Kreu i selisë së shenjtë bëri thirrje që lufta mizore, siç e quajti atë që po ndodh në Ukrainë, të marr fund.

E mohimi i masakrës në Bucha, që po e bën Rusia, irritoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Pohimi cinik i përhapur nga Rusia se kjo është e inskenuar bie përsëri mbi ata që i përhapen këto gënjeshtra. Vrasja e civilëve është krim lufte”, deklaroi Scholz.

Scholz tha se ai dhe liderët tjerë perëndimorë por edhe të krejt botës duhet të angazhohen kundër Putinit e Rusisë.

“Duhet të jetë qëllimi ynë që Rusia të mos e fitojë këtë luftë. Kjo është ajo që qëndron pas aktiviteteve tona, kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve, kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare dhe humanitare” shtoi Scholz.

Ai i bëri thirrje sërish Putinit t’i jap fund luftës duke larguar trupat e tij nga Ukraina.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *