PAMJE/ Firmosi për inceneratorin e Fierit së bashku me Bllakon dhe Kokën, momenti kur Pëllumb Abeshi shoqërohet në polici

[ad_1]

Ditën e sotme, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën ‘arrest me burg” për Pëllumb Abeshin, një prej zyrtarëve të akuzuar si i përfshirë në skemën e inceneratorit të Fierit.

Vendimi i GJKKO-së ka ardhur menjëherë pasi SPAK bëri kërkesën për arrestimin e ish deputetit Alqi Bllako dhe dy zyrtarëve të tjerë si bashkëpunëtorë të tij.

Por cili ka qenë roli i Pëllumb Abeshit në çështjen për të cilën deri më tani është arrestuar një ish ministër dhe një ish deputet?

Abeshi ka qenë kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lefter Koka.

Hetimet e SPAK

SPAK-u i ka vënë nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dikasterit të Mjedisit dhe të Bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorëve në Fier. Hetimi për këtë nisi pas disa kallëzimeve që në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”.

Hetuesit e çështjes kanë bërë me dije se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion. Në procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit me sipërfaqe 111 564 m2 ka rezultuar se kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alqi Bllako, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim prone.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *