Nuk mund të jesh edhe ‘gangster’ edhe reper

[ad_1]

Lyrical Son ishte i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok”.

Reperi ka folur për zhvillimet e tij të fundit në karrierë por edhe për hip-hop-in në përgjithësi.

Madje ai u shpreh se estrada shqiptare numëron aq shumë të rinj sa edhe nuk i njeh me emra.

“Nuk njoh reper shumë të ‘sëmurë’ që është reper shumë i mirë edhe që është ‘gangster’, ndoshta ka se tash unë jam shumë larg po mi përmendin disa emra të rinj që nuk po i njoh. Se s’jam në rrjedha, por po flas për gjeneratë timen, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper. Sepse nuk mundesh, duhet të zgjedhësh rrugë ose skenë”, u shpreh ndër të tjerash Lyrical Son.

Tutje, ai foli edhe për pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”, duke thënë se bashkë me MC Kreshën kanë në plan të sjellin së shpejti, por një datë të saktë të publikimit të projektit nuk ka.

Reperi gjithashtu shtjelloi edhe temën e klikimeve të famshme nga estrada, duke thënë se nuk beson në shifrat astronomike të dëgjueshmërisë së tyre por që prapëseprapë i mirëkupton për shkak se disa prej tyre, përdorin shifrat e klikimeve për marketing.




[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *