“Nuk kemi nevojë për legalizim kanabisi në një shoqëri të kanabizuar”, Demalia: Rama e bën gjithë këtë për show

[ad_1]

Me anë të një lidhje “skype”, publicisti Ilir Demalia ka dhënë një intervistë për Fax Neës ku ka folur lidhur me situatën aktuale në Shqipëri ku së fundmi u njoftua nga kryeministri Edi Rama legalizimi i kanabisit mjekësor.

Demalia tha se një vendim i tillë nuk ishte i nevojshëm në gjendjen aktuale ku ndodhet vendi dhe e konsideroi këtë si një lëvizje të Ramës për të hequr vëmendjen nga çështje të tjera të rëndësishme si afera e inceneratorëve.

Demalia: Nuk është problemi tek legalizimi i kanabisit, por problemi është se ky lloj legalizimi do të bëhet për të legalizuar paranë kriminale, pra informalitetin që ka shoqëruar Shqipërinë. Të legalizosh informalitetin nëpërmjet legalizimit të kanabisit, do të thotë të mos kesh shtet ligjor dhe moral.

Mendoj se Shqipëria nuk ka nevojë për emergjente legalizimin e kanabisit në një shoqëri të kanabizuar por ka nevojë për për vendosjen e shtetit ligjor dhe krijimin e kushteve ekonomike të prodhimit dhe për të dalë nga kjo varfëri ekstreme. E gjithë kjo që bën Rama është një show si gjithmonë për të shkëputur vëmendjen nga problemet reale që ka vetë qeverisja e Ramës me lidhjet me krimin si në rastin e inceneratorëve.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *