Nuk kemi emra? Më mirë që na nënvlerësojnë

[ad_1]

Postuar: Qershor 7, 2024 | 15:20

Alvaro Morata bëri një sezon pozitiv, edhe pse pas një faze të parë fantastike uli ritmin e të shënuarit në të dytën, duke e mbyllur vitin futbollistik me Atletikon e Madridit me 21 gola në total (15 në La Liga, 1 në Kupën e Mbretit dhe 5 në Champions).

morata

Në kombëtaren e Spanjës aktualisht është pika e referimit të sulmit, edhe pse vetë Morata nuk ndihet i paprekshëm. “Të gjithë këtu kemi ardhur për një kauzë të përbashkët, të çojmë sa më lart që të jetë e mundur përfaqësuesen tonë. Jemi një grup që është rinovuar shumë, ndonëse kemi në mes edhe një miks më të vjetërish si unë, që duam të ndihmojmë sa më tepër që të jetë e mundur. Spanjës i mungojnë yjet e mëdhenj? Kush e tha këtë… Ndoshta nuk janë më Ksavi e Iniesta, por unë mendoj se këtu ka aq shumë potencial sa vështirë se mund të kemi zili dikë. Ndoshta ju po thoni se na nënvlerësoni, por personalisht për ne kjo është diçka e mirë sepse na largon shumë presion, – u shpreh sulmuesi që luajti pjesën e parë ndaj Andorras. – Në të njëjtën kohë unë di të them se jemi një grup që edhe pse ka ndryshuar kemi ruajtur një bazë të fortë të identitetit të së kaluarës. Bëjmë një lojë mjaft të mirë, kemi një skuadër që punon shumë në fazën sulmuese dhe jemi të bindur që mund të bëjmë gjëra shumë pozitive në Europianin gjerman.

Në të njëjtën kohë unë di të kundërshtoj edhe për faktin e emrave të mëdhenj. Madje, nëse doni mendimin tim, Rodri jo vetëm është një mes 3 mesfushorëve më të fortë në botë, por sezonin e kaluar, pasi fitoi Champions-in me Sitin, duke vendosur finalen, meritonte ‘Topin e Artë’. Një tjetër kandidat për këtë çmim është edhe Jamal, pasi ka shumë talent dhe është tepër i ri. Pastaj është Dani Olmo, një lojtar i kompletuar, të cilët mund të bëjnë diferencën në lojë”, tha Morata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *