​Ngjarjet e ditës 12 qershor

[ad_1]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentës, ora 09:15)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Komisionin e Pavarur të Mediave, shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komuna e Lipjanit mban Akademi Përkujtimore kushtuar Ditës së Çlirimit të Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan, ora 11:00)

Mbahet sesioni shkencor nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” në Prishtinë dhe Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” dega në Malishevë, me temën “Qëndresa e Llapushës dhe trojeve të tjera shqiptare gjatë viteve 1912-1952. (Salla e Kuvendit të Komunës, Malishevë, ora 11:00)

OJQ “Aktiv” mban konferencë për media, me ç’rast prezantohet “Manuali lidhur me aplikimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

 

Për nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, mbahet ceremonia e përurimit të “Kalasë së UÇK-së”. (Fshati Leskovec, Prizren, ora 11:00)

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit. (Nisja nga objekti i Qeverisë deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)

Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. (Sheshi “Tony Blair”, Ferizaj, ora 14:00).

Përurohet Kulla e Lirisë, e cila simbolizon lirinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës. (Krushicë e Epërme, Suharekë, ora 15:00)

Në nder të 25-vjetorit të Çlirimit organizohet pritje shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Grand Events, Ora 17:00)

Organizohet koncert festiv publik në nder të 25-vjetorit të Çlirimit. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 18:00)

 

 

[ad_2]

Source link