Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri, Boçi: Asnjë deklaratë individuale nuk përfaqëson grupin parlamentar të PD-së

[ad_1]

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka bërë një postim sa i takon negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndër të tjera, Boçi shkruan se asnjë deklaratë e bërë në mënyrë individuale nuk përfaqësonte qëndrimin e grupit parlamentar demokrat.

Postimi i Plotë nga Luçiano Boçi:

Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”.

Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike.

Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale.

Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar.

Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë.

Në këtë mënyrë Boçi duket se ka dashur të kundërpërgjigjej ndaj një deklarate të shpërndarë në faqen zyrtare të partisë Demokratike në facebook që siç duket ende menaxhohet nga Bardhi dhe Alibeaj. Në deklaratë thuhet se ishin të gatshëm të bisedonin për zgjedhjen e presidentit të ri.

PD e ‘Facebook-ut’ përgënjeshtron Berishën: Ne do të diskutojmë për zgjedhjen e presidentit të ri

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *