‘Mevlani të ka ulur, po luan me ty…’, Efi mërzitet nga fjalët e të atit

[ad_1]

Pak ditë më parë Efi ndërpreu zyrtarisht takimet me Mevlanin.

Ajo tha se konkurrenti është shumë i paqëndrueshëm. “Okay Mevlan, me këtë që bën unë zyrtarisht…ti me mua nuk del më! Kaq!

Nuk kam më nerva për Mevlanin, një herë thotë të kam qejf, një herë thotë nuk të kam, një herë thotë të pëlqej, një herë thotë jo. I shkon muhabetit rreth e rrotull”, u shpreh Efi.

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, ajo tregoi se i ati i ka folur për Mevlanin dhe fjalët e tij e kanë mërzitur. Sipas babait të konkurrentes, Mevlani ka luajtur me të.

Efi: Hera e parë që kur ka nisur “Përputhen” që babai im më është drejtuar kësaj rradhe, për Mevlanin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ai të më flasë më parë dhe jam ndjerë shumë keq. Jam ndjerë shumë keq sepse e kam parë që është mërzitur. Më tha ke vonuar shumë për t’i ndërprerë takimet për arsye se ai njeri ty të ka ulur. Domethënë babi im mua po më sheh në atë lloj mënyre dhe më erdhi tepër keq. Të ka ulur për arsye se po luan. Imagjino ça përshtypje i jep babit tim, që ai po luan me mua. Një moment është mirë, është keq.

Mevlani: Babi yt e di që ti ke ra në dashuri me mua dhe unë po luaj me ndjenjat e tua?

Efi: Nuk është ndjenja, është çështje respekti dhe karakteri, domethënë kujdes si flet!




[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *