Kuçovë/ Zetori del nga rruga, humb jetën 55-vjeçari

[ad_1]

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Perondi të Kuçovës. Një 55-vjeçar, duke drejtuar zetorin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ndërruar jetë.

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

 

 

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

[ad_2]

Source link