[ad_1]
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2022/04/nora-malaj-704x405.png)
Pedagogia Nora Malaj ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua” nga Rovena Dilo në Fax News ku ka folur lidhur me rrugëtimin e karrierës së saj profesionale të nisur që nga mësimdhënia e deri në disa prej posteve më te larta politike.
Ndër të tjera, teksa foli për momente të ndryshme gjatë karrierës së saj, ajo veçoi edhe periudhën kur kishte ushtruar funksionin e zëvendësministres së Arsimit. Malaj zbuloi se i kishte thënë Lindita Nikollës, ministre asokohe, se kjo e fundit mund ë ishte presidente në të ardhmen.
Nora Malaj: Për hir të së vërtetës, unë kam qenë zëvendësministre në të dy qeveritë, edhe në kohën e Berishës edhe në kohën e Ramës. Në të dyja qeveritë kam punuar dhe me zotin Tafaj që ishte një ministër shumë i kujdesshëm edhe me Nikollën të cilës i kam thënë se do të vinte një moment që do të bëhet presidente e republikës. Dhe kam parandjenjën se ndoshta do të shkojmë se drejt asaj rruge sepse shkallët e karrierës po i ngjit në mënyrë shumë dinjitoze.
(B.V/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading…
[ad_2]
Source link