Fundoset Roman Abramovich, gjykata amerikane i sekuestron 7 miliardë pasuri

[ad_1]

Të martën, Policia e Jersey kontrolloi ambientet që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet e biznesit të Abramovich në ishull, njoftoi Departamenti i Oficerëve të Ligjit.

Miliarderi është në listën e sanksioneve në Mbretërinë e Bashkuar për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Channel Island Jersey ndjek politikën e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendos sanksione ndaj të njëjtëve njerëz.

“Gjykata Mbretërore vendosi një urdhër formal ngrirjeje më 12 prill mbi asetet që mendohet se vlerësohen mbi 7 miliardë dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se janë të lidhura me zotin Abramovich dhe të cilat janë ose të vendosura në Jersey ose në pronësi nga entitetet e inkorporuara në Jersey, “tha Departamenti i Oficerëve të Ligjit.

Abramovich ishte në mesin e oliogarkëve rusë të shtuar muajin e kaluar në listat e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Bashkimit Evropian për shkak të pushtimin rus të Ukrainës.

Miliarderi u përpoq të shiste klubin e futbollit Chelsea në mars, por ky proces iu hoq nga duart nga qeveria pasi u sanksionua.

Në fillim të këtij muaji, Karaibet, Antigua dhe Barbuda thanë se ishtin të gatshme të ndihmonin Mbretërinë e Bashkuar për të kapur jahtet në pronësi të Abramovich.

Superjahte të lidhura me biznesmenin, me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë, janë ankoruar gjithashtu në Turqinë jugperëndimore, jashtë juridiksionit të BE-së dhe MB-së.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *