EMAR është zhdukur, kur fillon dhe përfundon porti i ri i Durrësit? Rama u jep përgjigjie “dilemave”

[ad_1]

“Po bëhen negociatat përfundimtare”- u shpreh Rama për ndërtimin e portit të ri turistik të Durrësit.

Sa i përket deklaratave të bëra nga ish kryeministri, Sali Berisha, Rama tha se nuk duhet të flisnin për deklarata të të vdekurve. Më tej mohoi kategorikisht tërheqjen e kompanisë “EMAR” nga ndërtimi i këtij projekti dhe shtoi se shumë shpejt do të fillonte.

Pyetje: A do bëhet projekti i EMAR?

Rama: Po si s’do e bëjmë? Patjetër, ne jemi në përfundim të negociatave.

Fevziu: Këto kompani notojnë në parajsa fiskale.

Rama: Po ç’domethënë kjo tani. Të kemi një seriozitet, këta investitorët mos t’i trmbim me këto deklaratat tona. Portin e Durrësit, ne do ta ndërtojmë, falë princit të kurorës.

Pyetje: Ka angazhim shtetëror të Emirateve të Bashkuara?

Rama: Porti i Durrësit ndërtohet si një marrëveshje mes dy qeverive tona dhe si një zotim personal i princit të kurorës.

Video e Berishës: EMAR-i është zhdukur, ka shitur aksionet ndaj një kompanie fantazmë

Rama: Çfarë është kjo tani? Një video nga bota tjetër? Ne po flasim për të gjallët tani. Fevzi, shteti shqiptar do jetë partner aty. Këto zërat nga bota tjetër mos i përdor për të penguar zhvillimet në këtë botë. Ka të vdekur që janë të gjallë por ka edhe të gjallë që janë të vdekur. Të lutem shumë me të vdekurit mos na ngatërro.

Pyetje: Kur fillon dhe kur mbaron Porti i Durrësit?

Rama: Shumë shpejt, po bëjmë negociatat.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *