E kemi humbur shkëlqimin e miqësoreve të marsit

[ad_1]

Postuar: Qershor 10, 2024 | 19:47

Rikthimi i Toni Kros te Gjermania ka shtuar optimizmin te mbështetësit. Saktësia, ftohtësia dhe eleganca janë disa virtytet që e identifikojnë 34-vjeçarin, i cili do të luajë ndeshjet e fundit në karrierë si profesionist pas “pensionimit” nga Real Madrid. Por frazat e Kros kanë shqetësuar jo pak. Arseja ka të bëjë me takimin kundër Greqisë. Gjermania u vu në vështirësi, si në organizmin e lojës, ashtu edhe në mbulim.

TONI KROS GJERMANIA

PAKËNAQËSIA – “Dua të jem i drejtpërdrejtë. Grupi nuk e kishte frymën që prezantuam në testet e marsit. Ne na munguan kundër Greqisë shumë elemente, si shpejtësia, saktësia në dalje, kompaktësia dhe vendosmëria. Secili duhet të bëjë më të mirën në detyrat që i përcaktohen. Ne pjesën e parë gabuam shumë, madje edhe në spektrin amatoresk. Europiani është afër, kështu që nuk tolerohen skena të tilla. Ishim ne që krijuam sensacion pas sukseseve me Francën dhe Holandë dhe po ne vuajtëm me Ukrainën e Greqinë. Shpresoj se ky ngërç do të kalojë shpejt dhe do t’i rikthemi rrjedhës pozitive të paraqitjeve në fushë”, përfundoi Kros.

Është fakt se mesfushorit i mungon në palmaresi vetëm kompeticioni në fjalë, ku ka dështuar të korrë sukses në “Euro 2012”, “Euro 2016” dhe “Euro 2020”. Gjermania e nis rrugëtimin në Kampionatin Europian në datën 14 qershor kundër Skocisë në “Allianz Arena”, për të vijuar në 19 qershor kundër Hungarisë dhe e mbyllin aventurën në fazën e grupeve me Zvicrën e Granit Xhakës, e planifikuar në 23 qershor, ora 21:00 (Deutsche Bank Park).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *