Dëshmia në gjykatën speciale, Nuredini pyetet për fotot me Adelina Ismajlin

[ad_1]

Nuredin Ibishi i njohur si ‘Leka’ e ka vazhduar sot dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Ibishi është pyetur për një fotografi të shkrepur e ku shihej edhe këngëtarja Adelina Ismaji.

“Unë, zëvendësi, Korabi dhe kjo është një këngëtare e njohur e Kosovës, Adelina Ismajli. Zëvendësi im i brigadës është Arif Muqolli. Tjetri është Parduzi. Kjo fotografi është bërë sa kam qenë komandant i brigadave. Kjo ka mundur të ndodh nëse nuk gaboj në nëntor ndoshta të vitit 1998”, tha Ibishi.

Më tej tregoi se këto fotografi janë vjedhur nga forcat paramilitare serbe në banesën e këngëtares, e që janë postuar mandej në mediat serbe.

Ai po ashtu e pyeti Prokurorinë se nga e kanë siguruar këtë fotografi duke thënë se kjo fotografi e ka burimin nga autoritetet serbe.

“Adelinës i janë vjedhur nga banesa e saj nga paramilitarët serbë këto fotografi dhe janë botuar gjithandej në tabloidet e Serbisë. Nuk e di nga e keni marrë ju këtë fotografi. Kjo është njëra prej asaj që ju kanë vjedhë në shtëpi, dhe i kanë filluar të publikohen. Me siguri burimin kjo foto e ka nga autoritetet serbe”, tha ai.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *