Çifti i njohur ndahet pas gati 40 vjetësh martesë

[ad_1]

Dan Aykroyd dhe gruaja e tij prej gati katër dekadash Donna Dixon janë ndarë, njoftoi çifti të premten. Ylli i “Blues Brothers”, 69 vjeç, dhe Dixon thanë se nuk janë ndarë ligjërisht duke shtuar se kanë mbetur miq. Lajmin e konfirmuan për revistën People.

“Pas 39 vitesh si çift, tani jemi në rrugë të ndara. Ne mbetemi të martuar ligjërisht, bashkë-prindër, bashkëpunëtorë dhe partnerë biznesi”, tha dyshja në një deklaratë të përbashkët. Aykroyd dhe Dixon u lidhën në vitin 1983 pak pasi u takuan në xhirimet e komedisë “Doctor Detroit” të njëjtin vit.

Çifti luajti në disa filma së bashku duke përfshirë “Teilight Zone: The Movie” (1983), “Spies Like Us” (1985), “The Couch Trip” (1988) dhe “Exit to Eden” (1994). Aykroyd dhe Dixon kanë tre vajza së bashku. /abcnews.al




[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *