Broja gjithnjë e më shumë drejt Milanit, drejtuesi i kuqezinjve nis takimet në Londër

[ad_1]


Armando Broja është kthyer në një nga prioritetet e Milanit në merkaton e verës dhe zërave në mediat angleze e italiane, u shtohet tashëm edhe një vizitë e një prej drejtuesve të lartë kuqezi në Londër për këtë çështje.

“La Gazzetta Dello Sport” ka bërë të ditur se një nga emrat kryesorë të klubit kuqezi sa i përket merkatos, Xhefrei Monkada, ka udhëtuar drejt Londrës për të hedhur hapat e parë të negociatave për lojtarë që kërkohen nga kampionati anglez. Biseda e parë ka qenë me Aston Vilën, nga e cila kërkon polakun Mati Kesh dhe pastaj e ka rradhën Broja

“Në pritje që të kuptohet se si do të zhvillohet çështja e Zirkze, Monkada është vënë në lëvizje edhe për një tjetër sulmues, shqiptarin Broja të Çelsit. Sulmuesi i bluve nuk gjen hapësira dhe do të dëshironte të kishte më shumë vazhdimësi. Për Milanin do të ishte një mundësi për t’u kapur në ajër dhe jo detyrimisht një alternativë për holandezin”, thekson gazeta e njohur italiane.





[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *