Britania nuk ndalon furnizimet me armë për Ukrainën, reagon Rusia: Po kërkoni ta bëni më të përgjakshme situatën

[ad_1]

Rusia ka akuzuar Britaninë për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë , ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë në shënjestër armët që ka dërguar në Ukrainë.

më herët një zyrtar ukrainas njoftoi se Britania e madhe ka dorëzuar raketa Starstreak në Ukrainë për të luftuar lundër Rusisë. Nga ana tjetër Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka bërë me dije se në Ukrainë do të dërgohen më shumë armë më qëllimin ndalimin e forcave ruse.

Kjo nuk është pritur mirë nga ambasadori rus Andrey Kelin, i cili ka thënë se të gjitha armët e dërguar do të shihen si destabilizim të marrëdhënieve.

“Vendimi për të dërguar armë e përkeqëson situatën duke e bërë atë më të përgjakshme. Forcat tona do t’i shohin ato si një objektiv për t’i sulmuar.”, ka shtuar më tej ai.

Britania ka qenë një nga vendet që i ka dhënë Ukrainë një mbështetje të madhe që nga nisja e pushtimit rus, duke u ofruar asaj armë ushtarake përfshirë armë antitank dhe Stearstreak, ky i fundit një model shumë i avancuar.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 37 Sekretari i Mbrojtjes Wallace tha se presidenti rus nuk ka më të njëjtin forcë ushtarake që kishte më parë.

“Ushtria e tij është e rraskapitur dhe ka pësuar një humbje të tmerrshme”, ka thënë më tej ai.

Gjithashtu edhe Shefi i Shtabi të Mbrojtjes është shprehur se Putin tashmë ka një numër më të ulët të forcave ushtarake në krahasim me nisjen e pushtimit më 24 shkurt.

Ndër të tjera theksoi se Mbretëria e Bashkuar ishte mosbesuese ndaj pretendimeve se trupat ruse kanë reduktuar trupat tokësore nga Kievi.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *