Bllako nuk gjendet asgjëkundi, reagon Kryemadhi: Bëni gjumin e qetë se nuk keni parë gjë akoma

[ad_1]

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pasi u bë publik lajmi se ish deputeti Alqi Bllako nuk gjendej në shtëpi në momentin që forcat policore shkuan për ta arrestuar këtë të fundit.

Kryemadhi tha se qytetarët prisnin drejtësi ndërsa lajmet për arrestimin e tij gjatë ditës së sotme i cilësoi si një mënyrë për të fituar kohë për arratisjen.

Reagimi i Plotë i Kryemadhit:

Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati!

Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen?

As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma.

(B.V/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *