Arrestohet përmbaruesi në Tiranë, firmosi shkresa për bllokimin e llogarive bankare, procedohen dy të tjerë (EMRA)

[ad_1]

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion për të goditur një tjetër rast të “shpërdorimit të detyrës”.

Në prangat e uniformave blu ka rënë 54-vjeçari Fatos Alimadhi i cili gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, firmoste shkresa për sekuestrimin e llogarive bankare. Një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. (momentin që ndërron jetë kredinë e mbulon siguracioni i jetës). Por ky përmbarues (Fatos Alimadhi) i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, pa i lajmëruar.

Në kuadër të aksionit të koduar “Account”, janë proceduar penalisht edhe dy përmbarues të tjerë privat.

Policia Tiranë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.
Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedohen penalisht 2 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *