Aksidenti në bypassin e Vlorës/ Zbardhen detaje: 24-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shkëmbinjtë, shoferi ndërroi jetë në vendngjarje

[ad_1]

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin e Vlorës, ku një person humbi jetën dhe një u plagos rëndë.

Policia bën me dije se shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

[ad_2]

Source link