Ola e “Ferma VIP” në telashe me vjehrrin, ndërhyn Adioni
20
Ola dhe Adioni po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”. Çifti duket se po kalon kohë së bashku edhe jashtë kamerave, duke ndarë herë pas here momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Ola po qëndron në Gjakovë pranë familjes së Adionit. Ky i fundit ka publikuar disa fotografi ku ajo shihet në një moment argëtues me babanë e tij.
Në pamjet e ndara, Ola dhe vjehrri i saj shfaqen duke bërë shaka me njëri-tjetrin, ndërsa në fund bashkohen në një atmosferë miqësore, shkruan “Kosovarja”.
Fotografitë tregojnë raportin e afërt dhe ditët e këndshme që po kalojnë së bashku.
