Fitore Rexhepi bëhet nënë për herë të tretë, nuk e fsheh gëzimin
25
Prezantuesja dhe gazetarja e RTK, Fitore Rexhepi, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Fitore Rexhepi ka zbuluar se vajza e saj quhet Ema, ndërsa në publikimin emocional ka ndarë edhe gëzimin për zgjerimin e familjes, shkruan “Kosovarja”.
Ajo e ka cilësuar ardhjen në jetë të Emës si një nga surprizat më të bukura.
Në postimin e saj, moderatorja ka shkruar se familja tashmë është “full house”, duke treguar lumturinë për kapitullin e ri në jetën e saj familjare.
