Skandal? Iliri “dhunon” kafshën në Ferma VIP, publikohen pamjet (VIDEO) – ekskluzivet
Një moment i papritur në Ferma VIP ka vendosur Ilir Shaqiri në qendër të kritikave në rrjetet sociale.
Gjatë një momenti kur po kujdesej për një poni brenda fermës, Iliri është parë duke e goditur lehtë kafshën me dorë.
Edhe pse pamjet nuk tregojnë një veprim agresiv serioz, videoja është bërë menjëherë virale dhe ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit.
Shumë komentues kanë dënuar çdo formë goditjeje ndaj kafshëve, duke kërkuar më shumë kujdes nga banorët dhe produksioni.
“Edhe në shaka nuk duhet prekur kafsha,” – shkruajnë disa prej ndjekësve në rrjet.
Ngjarja ka hapur debat online, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga produksioni lidhur me këtë episod.