Adi dhe Ola fejohen? Publikohen pamjet, takohen familjarët (VIDEO) – ekskluzivet
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes Adi dhe Fabjola Elezaj.
Në pamjet e publikuara online, Adi shihet teksa takohet me familjarët e Olës vetëm pak ditë pas zhvillimeve të bujshme në Ferma VIP.
Momenti i takimit është komentuar shumë nga ndjekësit, të cilët kanë nisur menjëherë aludimet për një hap të ri në marrëdhënien e tyre.
Madje, në rrjet po qarkullojnë edhe fjalë se dyshja mund të jenë fejuar në fshehtësi, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ata.
Videoja ka ndezur menjëherë reagimet online, ndërsa fansat po komentojnë afrimitetin mes Adionit dhe familjes së Olës pas daljes nga reality show.