Rozana bën veprimin e papritur ndaj gruas së Kreshës – çfarë ndodhi? (FOTO) – ekskluzivet
Pas rikthimit të vëmendjes te MC Kresha dhe Rozana Radi, një detaj i ri nga rrjetet sociale ka ndezur diskutimet online.
Së fundmi, Rozana ka nisur të ndjekë në TikTok faqen zyrtare të “Meraki”, markës që menaxhohet nga bashkëshortja e reperit, Erzina.
Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka publikuar edhe një video nostalgjike nga dueti i saj i njohur me Kreshën, “Jaba Daba Du”.
Për këtë situatë, Erzina u pyet në rubrikën “Koment për Koment” në Prive By Liberta Spahiu.
Ajo reagoi me shumë qetësi dhe sportivitet, duke falënderuar Rozanën për mbështetjen ndaj biznesit të saj.
“S’ka vend për keqkuptime,” – la të kuptohet Erzina, duke theksuar se të dyja janë gra të pavarura.
Reagimi i saj është komentuar pozitivisht në rrjet, ndërsa fansat kanë vlerësuar mënyrën e qetë me të cilën ajo zgjodhi t’i përgjigjej situatës.
