Gimbo publikon foton me nënën dhe Selinën – ja çfarë shkruan (FOTO) – ekskluzivet
DJ Gimbo ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një Instastory, ai ka publikuar një foto të ngrohtë ku shfaqet i buzëqeshur mes dy personave më të rëndësishëm për të: nënës së tij dhe Selin.
Krahas imazhit, ai ka vendosur një përshkrim të shkurtër, por shumë domethënës: “Familja…”.
Ky postim ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë parë si një hap të rëndësishëm në lidhjen e tij me Selinën.
Dyshja ndodhen aktualisht në Kosovë, më konkretisht në Istog, vendlindja e Gimbos, ku po kalojnë disa ditë së bashku.
Selina ka udhëtuar drejt Kosovës për të qenë pranë partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij, duke forcuar edhe më shumë lidhjen mes tyre.
Ky moment i thjeshtë, por plot kuptim, është komentuar gjerësisht si një tjetër shenjë e seriozitetit të raportit të tyre.
