‘Mbijetova një jetë …,’ Xhensila me mesazh në ditëlindjen e saj
2
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 33-të, një ditë e cila e ka gjetur atë krah dy fëmijëve të saj, Ajkës dhe Amen.
Por, më shumë se pamjet e ëmbla nga festimi, vëmendjen e ka marrë mesazhi thellësisht i ndjerë dhe reflektues që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Në postimin e saj, Xhensila ka hapur zemrën duke folur për vështirësitë e vitit të kaluar dhe forcën e gjetur për t’u ringritur.
Një vit sfidash dhe “ringjalljeje”
“33 për mua është më shumë se një numër… është simbol i ringjalljes, i forcës për të filluar përsëri, i dritës pas errësirës,” shkruan këngëtarja. Ajo u jep një mesazh të fortë të gjitha grave, duke theksuar: “Mësova këtë vit që gruaja nuk thyhet nga balta që i hedhin, ajo bëhet më e fortë prej saj.”
Ky urim për veten është një pasqyrë e qartë e gjendjes së saj shpirtërore dhe sfidave personale që ka kaluar së fundmi. Kujtojmë se më 22 Janar 2025, u zyrtarizua ndarja mes Xhensilës dhe aktorit Bes Kallaku. Duke iu referuar pikërisht këtij tranzicioni, ajo shprehet se ky vit i ka ngjarë një jete të tërë: “Sot po i fryj qirinjtë jo si dikush që feston një vit më shumë… por si dikush që mbijetoi një jetë të tërë brenda një viti. Sot nuk festoj vetëm ditëlindjen… festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua dhe që vazhdon të zgjedhë jetën.”
Në mbyllje të mesazhit të saj, Xhensila e bën të qartë se motivi i saj i jetës mbeten fëmijët dhe paqja me veten: “Dhe prapë jam këtu. Për veten. Për Ajkën. Për Amen. Më e fortë. Më e qetë. Më unë se kurrë.”