December 22, 2024
Oliver-Spasovski-M.Z-6-1-1280x721-1.jpg


Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një statusi në Facebook shkruan se zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së i gjen shpesh në selinë e BDI-së.

Spasovski shton se të dyja partitë po luajnë rolin e faktorizimit dhe defaktorizimit për shumë çështje, mirëpo sipas tij kjo situatë dhe këto takime nuk po sjellin rezultat.

Reagimi i plotë:

Çdo të dytën ditë një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së është në selinë e BDI-së. Në njërën anë gjasme sulmohet VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja e defaktorizuar, e nga ana tjetër çdo dy ditë një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së do të shkojë në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, por kjo nuk sjell rezultatet. Ata dolën dhe thanë po e heqim balancuesin. Pastaj iu desh përkrahja për Ligjin për Riorganizim, u ulën me “BDI-në e defaktorizuar” dhe thanë se do të formojmë komision në Kuvend, kështu që BDI-ja propozoi që koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI ta votojnë. Për të dëgjuar tani nga ministri i Administratës se balancuesi nuk po hiqet. Varet nga premtimet apo gënjeshtrat që janë thënë para zgjedhjeve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *