Çfarë ndodhi? Pas raportimit për aksidentin e Meritonit,një veprim i papritur në rrjetet e tij sociale shton misterin mbi ngjarjen…
Raportimet kanë qarkulluar sot në media se ish-banori i Big Brother Vip 3, Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë.
Sipas raportimeve, Meritoni ishte duke u kthyer nga Tirana kur në afërsi të Prishtinës i ka shpërthyer njëra gomë e makinës, për pasojë, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Meritoni, thuhet se është bllokuar për gati 1 orë në makinë, derisa e kanë nxjerrë për ta dërguar më pas në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet, por raportohet e rëndë.
Megjithëse këto raportime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht deri në këtë moment, as nga familjarët e Meritonit dhe as prej autoriteteve në Kosovë, ngjarja mbetet e mbuluar me mister.
As partnerja e tij, Ilnisa Agolli, nuk ka ende një reagim publik dhe postimet e saj të fundit në “story” janë para 17 orësh.
Sakaq, vetëm pak çaste pasi ky lajm u bë publik në media, Instagrami i ish-finalistit të BBVA, është kthyer në “privat” nga publik që ishte më parë. Nuk dihet pse është bërë ky veprim dhe nga kush.