October 7, 2024

Mbeti brenda makinës për 1 orë, Meriton Mjekiqi në gjendje të rëndë, familjarët…

0


Moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik gjatë kthimit për në Kosovë.

Sipas raportimeve nga “PopArt”, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të natës, teksa Meritoni po udhëtonte në autostradën që të çon në Prishtinë, pas një qëndrimi në Shqipëri.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur kur njëra nga gomat e makinës së tij ka shpërthyer papritur, duke bërë që Meritoni të humbasë kontrollin e automjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë të hapur.

Për shkak të orës së vonë, moderatori mbeti i bllokuar brenda automjetit për pothuajse një orë, derisa ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje.

Pasi u nxor nga makina, Mjekiqi u dërgua menjëherë në urgjencë për të marrë trajtimin e parë mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende konsiderohet e rëndë, dhe ai është nën mbikëqyrje intensive nga mjekët.

Ngjarja ka tronditur shumë familjarët, të afërmit dhe ndjekës të tij, të cilët po presin për përmirësime të mëtejshme në gjendjen e tij.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *