Xhuli vazhdon traditën, zbulon emrin e djalit
1
Xhuliana Nura ka ndarë një postim në Instagram, ku ka folur për emrat që dëshiron t’ua vendosë fëmijëve të saj.
Ajo ka treguar se vjen nga një familje me tradita patriotike, duke veçuar prejardhjen e prindërve të saj.
Nëna e Xhulianës është nga Prekazi, ndërsa babai nga Prellovci.
Historitë e familjes së saj, ajo i ka rrëfyer edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”.
Duke folur për emrat në familjen e saj, Xhuliana ka treguar se vëllai i saj quhet Spartak, ndërsa djali i vëllait të saj mban emrin Hektor.
Pikërisht për këtë arsye, ajo ka bërë të ditur se edhe djali i saj do të ketë një emër ilir, duke vazhduar kështu traditën e familjes.
Xhuliana ka zbuluar gjithashtu se fëmijët e saj do të mbajnë mbiemrin e familjes së saj.
Kujtojmë se Xhuliana aktualisht ndodhet në spital dhe pritet që shumë shpejt të sjellë në jetë fëmijën e saj.