Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

“Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

Nga aroadmin   ·  


Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij dhunohet nga Jozefin Marku.

Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se familja e tij e ka përjetuar shumë keq ngjarjen dhe për momentin nuk është i gatshëm të flasë në media më gjatë.

Ai gjithashtu shtoi se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë nga ana e tij dhe as me iniciativën e tij.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”, ka deklaruar ai.



Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *