Sinan Hoxha, këngëtari shqiptar me më së shumti botox?
22
Sinan Hoxha, ndonëse në të 50-at, vazhdon të shfaqet me një pamje të freskët dhe pa shumë shenja të dukshme të moshës.
Këngëtari shqiptar është shfaqur ndër vite i kujdesshëm për paraqitjen e tij.
Me kalimin e kohës, ai është përfolur për përdorimin e trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve të ndryshme për ta ruajtur një pamje sa më të freskët. Megjithatë, nuk ka të dhëna të konfirmuara se sa trajtime të tilla ka kryer apo nëse botoxi është pjesë e rutinës së tij estetike, shkruan “Kosovarja”.
Në paraqitjet e tij publike, Sinani vazhdon të tërheqë vëmendje me pamjen e kuruar dhe stilin e tij. Këngëtari mbetet aktiv në skenën muzikore dhe në aktivitetet e tij artistike.
