Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje
8
Khloé Kardashian ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar motrën e saj, Kylie Jenner, për ditëlindje.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të tortës së ditëlindjes, e cila është realizuar në formën e një trupi femëror, e veshur me bikini dhe me detaje mjaft të veçanta.
Në tortë shkruhet “Happy Birthday Kylie”, ndërsa dizajni i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen për pamjen humoristike.
Khloé duket se ka dashur që urimi për Kylie të jetë po aq i veçantë dhe “pikant” sa edhe festa e ditëlindjes.