Modelja e njohur dhe i dashuri i saj gjenden të vdekur në rrënoja

July 5, 2026


Modelja e njohur Skarlent Rodriguez, dhe i dashuri i saj Jose Castro janë gjetur të vdekur në rrënoja pas tërmeteve në Venezuelë.

Lajmin e konfirmuan familjet e tyre në një deklaratë, ku falënderuan ata që kishin ndihmuar në kërkimin e çiftit dhe gjithashtu zbuluan se anëtarët e familjes së Castros, përfshirë babain, gjyshen, xhaxhain dhe tezen e tij, kishin vdekur në tërmet, raporton People.

“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që qëndruan pranë dhe ndihmuan në mbulimin e shpenzimeve të funeralit, të cilat janë rritur ndjeshëm për shkak të kësaj tragjedie”, shkroi familja.

Vitin e kaluar, Rodriguez, e cila është nga Venezuela, por punonte në ShBA si modele, u kurorëzua “Miss Grand Orlando 2025”.

Përmes Instagraamit, edhe konkursi i bukurisë “Miss Grand Orlando” konfirmoi vdekjen e Rodriguez dhe ndau një postim në nder të kujtimit të saj.




Source link