Enca me ngjyrën e xhelozisë, shpërthen në postimin e fundit
16
Këngëtarja Enca Haxha ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një album të ri muzikor.
Para publikimit, ajo ka ndarë me ndjekësit një set fotografish, ku shfaqet me një paraqitje të kuruar dhe mjaft tërheqëse.
E veshur me një fustan të verdhë, ngjyrë që shpesh lidhet me xhelozinë, Enca ka zgjedhur një stil që e vë në pah pamjen e saj. Me këtë paraqitje, artistja duket më në formë se kurrë., shkruan “Kosovarja”.
Fotografitë janë pjesë e promovimit të projektit të saj të ri muzikor, ndërsa Enca vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga puna dhe përditshmëria e saj.
