Aurora ja çka fitoi në “BBVK”

July 4, 2026


Aurora Rrusta mund të mos ketë fituar çmimin e madh të **Big Brother VIP Kosova**, por duket se ka fituar diçka edhe më të veçantë  dashurinë.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, mes saj dhe Kushtrim Kelanit u krijua një afërsi që tërhoqi vëmendjen e publikut. Edhe pas përfundimit të spektaklit, dyshja vazhdoi lidhjen jashtë shtëpisë, duke konfirmuar romancën e tyre me paraqitje dhe fotografi të përbashkëta.

Sot, Aurora dhe Kushtrimi duken më të lumtur se kurrë, ndërsa fansat vazhdojnë t’i mbështesin dhe t’i ndjekin me interes në çdo paraqitje të tyre publike.




Source link