Lutfi Haziri reagon pasi u bë publike se do të bëhet gjysh: “Familja po rritet”

July 3, 2026


Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar publikisht pasi u bë e ditur se vajza e tij, Lotina Haziri, dhe partneri i saj, Gramoz Aliu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ndau një fotografi të çiftit dhe shkroi:

“Familja po rritet. Urime Gramoz dhe Lotina. Ju duam shumë ❤️❤️.”

Ky është reagimi i parë publik i Hazirit pas lajmit që bëri bujë në rrjetet sociale, duke konfirmuar lumturinë e familjes për ardhjen e anëtarit më të ri, shkruan Kosovarja.




Source link