“E njeh dhe është shqiptar”, kush është dhuruesi për shtatzëninë e Xhulit?
2
Gazetari Agon Rexhepi ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova lidhur me shtatzëninë e ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova, Xhuli, e cila ka vendosur ta realizojë procesin e shtatzënisë përmes IVF.
Rexhepi u shpreh se bëhet fjalë për një proces krejtësisht normal dhe të përdorur nga shumë gra, duke theksuar se nuk duhet të shndërrohet në temë paragjykimi.
Ai komentoi gjithashtu edhe episodin e parë të publikuar nga Xhuli në kuadër të një seriali të saj personal, ku për herë të parë shfaqet edhe nëna e saj, e cila shpreh emocionin për pritjen e rolit të gjyshes.
“Ajo dje e ka publikuar episodin e parë të serialit të saj dhe në fakt ndër të tjera, për herë të parë mundem me e pa, nëse nuk gaboj, është nëna e Xhulit e cila flet po ashtu në këtë video, pra ju tregon se sa entuziaste është që ka me u bë gjyshe. Përveç kësaj, domethënë brenda videos ka emocione të ndryshme, por çka ka marrë shumë vëmendje në rrjet kanë qenë dy gjëra”, deklaroi ai.
Sipas Rexhepit, vëmendje të madhe në rrjet kanë marrë disa elemente kryesore nga videoja, përfshirë edhe një “hint” të dhënë nga Xhuli lidhur me dhuruesin në procesin IVF.
Ai tha se Xhuli ka lënë të kuptohet se dhuruesi është një person që ajo e njeh dhe që është me origjinë shqiptare, duke shtuar se bëhet fjalë për një figurë të njohur për të në jetën e saj.
“E para, që ndër të tjera Xhuli pak a shumë e jep një farë, le të themi, hinti, pra kush mundet me qenë potencialisht dhuruesi. Ajo e konfirmon që është një njeri që e njeh dhe është një njeri shqiptar. Pra, dhuruesi i procesit, pra kushdo që është babai, le të themi teknik ose biologjik i këtyre fëmijëve, është person i njohur për Xhulin dhe është shqiptar”, tha Rexhepi.