Violete Kukaj në të 50-tat, por po duket si “nuse e telit”
19
Këngëtarja Violete Kukaj pritet të bëhet gjyshe për herë të dytë, ndërsa vazhdon të tërheqë vëmendje edhe me paraqitjen e saj.
Artistja është shfaqur së fundmi me një veshje që përfshin elemente tradicionale, duke reflektuar stilin që e ka karakterizuar ndër vite.
Edhe pse është afër të 60-tave, Violete Kukaj vazhdon të kujdeset për pamjen e saj dhe paraqitet me shumë elegancë. Veshja tradicionale i ka dhënë një pamje të veçantë, duke e bërë të duket si një nuse, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare dhe vazhdon të jetë aktive në jetën publike, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe angazhimet e saj.
