Gruaja e këngëtarit Ilir Shaqiri, një zonjë e rrallë
21
Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë të skenës muzikore, Ilir Shaqiri ka zgjedhur që jetën private dhe imazhin e bashkëshortes ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Ai prej vitesh ka ruajtur të njëjtën qasje ndaj familjes së tij.
Ka qenë djali i tij, Korab Shaqiri, ai që në disa raste ka publikuar fotografi me nënën, duke treguar rëndësinë që ajo ka në jetën dhe familjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse rrallëherë shfaqet në publik, bashkëshortja e Ilir Shaqirit mbetet një figurë e respektuar brenda familjes, ndërsa artisti vazhdon ta mbajë të ndarë jetën private nga aktiviteti i tij muzikor.
