Nuk do e besoni se çfarë pritet të ndodhë sot, lajme të mira nga Arbana Osmani?
2
Finalja e madhe e Ferma VIP 3 pritet të sjellë jo vetëm shpalljen e fituesit, por edhe disa surpriza të veçanta për publikun.
Një prej tyre lidhet pikërisht me moderatoren Arbana Osmani, e cila këtë herë do të shfaqet në një rol ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim.
Lajmi është konfirmuar nga Eduart Grishaj gjatë një interviste në Vizion Plus, ku ai zbuloi se në hapje të spektaklit do të këndojë vetë Arbana Osmani.
Detajet e performancës nuk janë bërë ende publike, por vetëm fakti që moderatorja do të ngjitet në skenë për të kënduar ka ngjallur menjëherë kureshtje te ndjekësit e formatit.
Sipas Grishajt, kjo është vetëm një nga surprizat e rezervuara për mbrëmjen finale, e cila pritet të jetë e mbushur me momente të veçanta, emocione dhe të ftuar specialë.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të pritet performanca e Arbanës dhe cilat do të jenë surprizat e tjera që produksioni ka përgatitur për natën më të rëndësishme të këtij edicioni të Ferma VIP.